Mateo Kovacic zyrtarizohet te Manchester City

Manchester City ka kompletuar transferimin e Mateo Kovacic nga Chelsea. Kampionët në fuqi të Anglisë njoftuan zyrtarisht këtë të martë për transferimin e kroatit. 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kovacic te Manchester City do të ketë fanellën me numrin 8. Transferimi i Mateo Kovacic të “Qytetarët” është kompletuar […]

Mateo Kovacic zyrtarizohet te Manchester City

Manchester City ka kompletuar transferimin e Mateo Kovacic nga Chelsea.

Kampionët në fuqi të Anglisë njoftuan zyrtarisht këtë të martë për transferimin e kroatit.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Kovacic te Manchester City do të ketë fanellën me numrin 8.

Transferimi i Mateo Kovacic të “Qytetarët” është kompletuar për 30 milionë funte në total.