Mbi 10 herë të shtëna me kallash*nikov, detaje nga rasti i mbrëmshëm tek “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë mbrëmë janë shqetësuar nga një situatë jo e zakonshme dhe mjaftë e frikshme për ta. Të shtëna me armë zjarri të llojit AK-47 janë dëgjuar nga banorët tek pjesa e njohur si “Banesat e Bardha”. Siç kishte mësuar si fillim lajmi.net të shtënat janë dëgjuar, ndërsa personi […]

Mbi 10 herë të shtëna me kallash*nikov, detaje nga rasti i mbrëmshëm tek “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë mbrëmë janë shqetësuar nga një situatë jo e zakonshme dhe mjaftë e frikshme për ta.

Të shtëna me armë zjarri të llojit AK-47 janë dëgjuar nga banorët tek pjesa e njohur si “Banesat e Bardha”.

Siç kishte mësuar si fillim të shtënat janë dëgjuar, ndërsa personi i dyshimtë në këtë rast kishte arritur të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Madje gëzhojat e armës të cilat u shkrepën ishin shpërndarë në disa pjesë të këtyre banesave.

Njësi të shumta policore arritur në vendin e ngjarjes, nga ku filluan edhe hetimet e menjëhershme.

Madje njësitë policore menjëherë kanë bllokuar dy rrugë, atë që të çon drejtë Velanisë dhe atë drejtë Bregut të Diellit.

Në vendin e ngjarjes arritën edhe Ekipet Mjekësore, kurse nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës u konfirmua se të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 21:30.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, u tha në njoftim.

Për fat të mira nga rasti i mbrëmshëm nuk ka persona të lënduar.

E të shtënat me kallashnikov thuhet të jenë si vazhdimësi e disa problemeve në mes grupacioneve në kryeqytet.

Madje i përfshirë në këtë rast theksohet të ketë qenë një 23 vjeçar.

Sipas banorëve i dyshuari në këtë rast ka shtënë mbi 10 herë me armë, gjë që solli dëme edhe në njërën prej banesave tek Bregu.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Kryeprokurori Zejnullah Gashi.

Gashi bëri të ditur se të dyshuarit nga ky rast janë të njohur për organet e sigurisë dhe hetuesisë.

Ai konfirmoi se deri tek të shtënat e mbrëmshme me armë zjarri erdhi pas një mosmarrëveshje e ndodhur një ditë më herët në mes të të dyshuarve.

“Këtu jemi në vendin e ngjarjes për arsye se ka ndodhur gjuajtje me armë mes dy grupeve, siç u informua edhe më parë opinioni publik. Janë dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur një ditë më parë, ata sot kanë gjuajtur mes vete. Nuk ka të lënduar përpos një gërvishtje të një fqinje aty nga plumbi rikoshet. Përndryshe personat e dyshuar janë të njoftuar për Policinë e Kosovës, janë recidivistë. Ne kemi të gjitha provat. Gjatë bastisjes në kemi arritur ta kapim disa dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska dhe sasi narkotike. Hetimet janë duke vazhduar. Personat janë në kërkim”, tha Gashi.