Mbi 510 mijë votues deri në orën 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 510,525 qytetarë, apo 25.21 për qind. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në orën 15:00 nuk është raportuar për parregullsi në ndonjë prej qendrave të votimit, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, dalja në votim ka qenë më e […] The post Mbi 510 mijë votues deri në orën 15:00 appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 510,525 qytetarë, apo 25.21 për qind.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në orën 15:00 nuk është raportuar për parregullsi në ndonjë prej qendrave të votimit, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, dalja në votim ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku për të njëjtën periudhë kishin votuar 26.95 për qind.
Bëhet e ditur se këto të dhëna janë nxjerrë nga procesimi i 94 për qind të vendvotimeve.
The post Mbi 510 mijë votues deri në orën 15:00 appeared first on Albinfo.