Mblidhet Kryesia, caktohet rendi i ditës për seancën plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës të paraparë për sot.
Në këtë mbledhje, fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.
Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen janë:
Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”,
Projektligji për Energjinë dhe ai për Energjinë Elektrike,
Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
Emërimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
Formimi i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Në fund të mbledhjes, Kryesia do të trajtojë edhe propozime dhe kërkesa të ndryshme.
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



