Mbretëria e Bashkuar ‘në luftë’ me obezitetin/ Qeveria do të vendosë standard të ri ushqimor për supermarketet
Ministri i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar, Ëes Streeting, ka njoftuar një qasje të re në luftën kundër obezitetit, duke prezantuar një standard të detyrueshëm ushqimor për supermarketet, të cilin e ka përshkruar si “qasje e parë në botë” dhe jo një formë e “shtetit dado”. Sipas kësaj politike të re, supermarketet do të jenë [...]Read More...

Ministri i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar, Ëes Streeting, ka njoftuar një qasje të re në luftën kundër obezitetit, duke prezantuar një standard të detyrueshëm ushqimor për supermarketet, të cilin e ka përshkruar si “qasje e parë në botë” dhe jo një formë e “shtetit dado”.
Sipas kësaj politike të re, supermarketet do të jenë të detyruara të raportojnë të dhënat e shitjeve në lidhje me përmbajtjen ushqyese të produkteve që konsumatorët blejnë rregullisht. Ata që nuk arrijnë objektivat e vendosura për përmirësimin e cilësisë ushqimore të blerjeve do të përballen me gjoba financiare, sipas agjencisë së inovacionit Nesta, që ka zhvilluar politikën.
“Në vend që të përdorim masa tradicionale si rregullimi i çmimeve apo ndalimi i reklamave, po aplikojmë një qasje inovative – duke përdorur të dhënat që supermarketet tashmë mbledhin për të matur vlerën ushqyese të karrocave dhe shportave të blerjeve.”
“Do të vendosim objektiva të qarta për të ulur sasinë e ushqimeve të pashëndetshme dhe për të rritur përqindjen e produkteve ushqyese në çdo blerje.”
Streeting theksoi se nëse njerëzit obezë ulin marrjen ditore të kalorive me vetëm 216 kalori – ekuivalente me një shishe pije të gazuar – niveli i obezitetit do të përgjysmohej në Mbretërinë e Bashkuar.
“Një në pesë fëmijë largohet nga shkolla fillore me obezitet. Kjo i kushton sistemit shëndetësor NHS rreth 11 miliardë paund në vit, dhe niveli i obezitetit është dyfishuar që nga vitet 1990.”
Mbretëria e Bashkuar ka aktualisht nivelin e tretë më të lartë të obezitetit tek të rriturit në Europë, dhe qeveria synon që kjo politikë të ndihmojë në uljen e barrës mbi NHS, përmes parandalimit në vend të trajtimit. / abcnews.al