Mbreti nderon Trump/ Banket në kështjellën Windsor, monarku: Marrëdhëniet, në nivelin më të lartë
Pritja madhështore e Donald Trump në Londër u përmbyll me një banket gjigant në Kështjellën e Ëindsor, kur presidenti amerikan dhe zonja e tij e parë Melania darkuan me mbretin Karl III dhe Mbretëreshën Camilla. Në fjalimin e tij monarku britanik shprehu kënaqësine e tij të madhe që mirëpriti Trump, në vizitën e tij të [...]Read More...

Pritja madhështore e Donald Trump në Londër u përmbyll me një banket gjigant në Kështjellën e Ëindsor, kur presidenti amerikan dhe zonja e tij e parë Melania darkuan me mbretin Karl III dhe Mbretëreshën Camilla.
Në fjalimin e tij monarku britanik shprehu kënaqësine e tij të madhe që mirëpriti Trump, në vizitën e tij të dytë shtetërore në Mbretërine e Bashkuar. Karli III dha gjithashtu mesazhe të forta dhe nuk la pa përmendur edhe Ukrainën.
Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin personal të Donald Trump për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira në botë me qëllim arritjen e paqes.
“Ky rast unik dhe i rëndësishëm pasqyron lidhjen e qëndrueshme midis dy kombeve tona të mëdha. Ndërsa tirania kërcënon përsëri Evropën, ne dhe aleatët tanë qëndrojmë së bashku në mbështetje të Ukrainës për të penguar agresionin dhe për të siguruar paqen. Vendet tona kanë marrëdhënien më të ngushtë në mbrojtje, siguri dhe inteligjencë që kanë pasur ndonjëherë”
Pas fjalës së mbretit Kaarl, Trump vlerësoi mikpritjen dhe shprehu nderin e madh që është I vetmi president që është ftuar dy herë për një vizitë zyrtare nga monarkia britanike.
“Melania dhe unë jemi shumë mirënjohës ndaj jush për mikëpritjen. Është një privilegj që të jem I vetmi president amerikan në një vizitë të dytë shtetërore dhe ndoshta e fundit. Është një nga nderimet më të larta të jetës time. Lidhja mes Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar është e paçmuar dhe e përjetshme. Është e pazëvendësueshme dhe e pathyeshme”
Kur krerët e dy shteteve mbaruan fjalimet, nisi menjëherë një gosti në një atmosferë fantastike të përgatitur me kujdes për të nderuar Trump.
Gjigantët e teknologjisë dhe udhëheqësit e industrisë dominuan listën e të ftuarve të banketit shtetëror, duke sinjalizuar bashkëpunimin e rëëndësishëm mes dy vendeve në këtë fushë. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të administratës së Trump si sekretari I shtetit Marco Rubio dhe sekretari I tregtisë Scott Bessent.
Sic ndodh zakonisht në evente kaq të mëdha ajo që ran ë sy ishte edhe elegance e të ftuave. Donald Trump I veshur me një kostum klasik qëndroi krah Mbretit Karl, ndërsa zonja e parë Melania tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj të verdhë me rrip rozë. Nga ana tjetër mbretëresha Camilla kishte zgjedhur një fustan vjollcë të errët, ndersa princesha Kate Middleton nje fustan me ngjyrë me të hapur dhe një tiara plot gurë të cmuar. / abcnews.al /