Mbyllet zyrtarisht USAID, Rubio: Fondet i menaxhon DASH, fillon një epokë e re

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID u mbyll zyrtarisht me fillimin e muajit korrik. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio tha se ajo që mbetet nga USAID do të integrohet në Departamentin e Shtetit, nën mbikëqyrjen e tij. “Më 1 korrik, USAID ndërpreu zyrtarisht dhënien e ndihmës së huaj. Programet e [...]Read More...

Mbyllet zyrtarisht USAID, Rubio: Fondet i menaxhon DASH, fillon një epokë e re

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID u mbyll zyrtarisht me fillimin e muajit korrik.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio tha se ajo që mbetet nga USAID do të integrohet në Departamentin e Shtetit, nën mbikëqyrjen e tij.

“Më 1 korrik, USAID ndërpreu zyrtarisht dhënien e ndihmës së huaj. Programet e ndihmës që përputhen me politikën qeveritare dhe u shërbejnë interesave amerikane do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit”, tha Rubio.

Ish-presidentët amerikanë George W. Bush dhe Barack Obama vlerësuan punën e agjencisë dhe e e quajtën mbylljen e saj të pashpjegueshme.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, Donald Trump kërkoi të shpërbënte USAID duke e akuzuar agjencinë për shpërdorim të fondeve dhe për promovimin e vlerave që ishin në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara.

Menjëherë pasi mori detyrën më 20 janar ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezulloi ndihmën e jashtme amerikane.

Agjencia u themelua nga presidenti i atëhershëm John Kennedy në vitin 1961 dhe menaxhonte një buxhet vjetor prej 42.8 miliardë dollarësh, që përbën 42 përqind e ndihmës humanitare globale.

Fondet amerikane ishin një pjesë e madhe e buxheteve të agjencive të ndryshme të kombeve të bashkuara dhe organizatave të ndihmës dhe humbjet nuk ka gjasa të zëvendësohen shpejt./abcnews.al