Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin qiellin dhe tokën e Shqipërisë dhe Kosovës. +Pas ndalesave në Venedik, Braç e Dubrovnik, emocionet kulmuan kur fluturuam mbi liqenin e Shkodrës dhe përmes Prizrenit mbërritëm në Aeroportin e Prishtinës – për herë të parë, tre helikopterë privatë në […] The post Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë appeared first on Albinfo.

Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin qiellin dhe tokën e Shqipërisë dhe Kosovës.
+Pas ndalesave në Venedik, Braç e Dubrovnik, emocionet kulmuan kur fluturuam mbi liqenin e Shkodrës dhe përmes Prizrenit mbërritëm në Aeroportin e Prishtinës – për herë të parë, tre helikopterë privatë në formacion zbarkojnë në Kosovë.», thotë për albinfo.ch Refki Shala, pilot helikopterësh
“Prishtina Tower – MIRDITA” dëgjohet në radio, një moment që na mbeti të gjithëve në mendje. Ekuipazhi pritet ngrohtësisht dhe për shumë prej nesh, kjo ishte hera e parë në tokën shqiptare. Edhe pse një fluturim mbi Prishtinën u ndalua nga NATO, mikpritja dhe emocionet nuk munguan.» rrëfen emocionet Refki Shala nga Zvicra që është me origjinë nga Krusha e Madhe
Ata qëndruan një nate në kryeqytetin e Kosocës, vazhduam drejt Tiranës, me ndalesë në Shkup. Më pas Vlora dhe një fluturim përgjatë bregdetit shqiptar për në Brindisi. Një pamje që na la pa fjalë.
«Ky udhëtim përmes ajrit nuk ishte vetëm një aventurë – ishte një përjetim personal, një rikthim simbolik, një lidhje e re me rrënjët. Shqipëria dhe Kosova na falën më shumë sesa pamje – na falën ndjesi që do t’i kujtojmë përjetë.», tregon Shala
The post Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë appeared first on Albinfo.