‘Me ia mbajtë duart lidhur një personi pa ndjenja – veprim i ulët i policisë’ / Kenan Gashi

Kenan Gashi nga AVONET ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Policisë së Kosovës, pas rastit të 27-vjeçarit Agon Zjenullahu, i cili vdiq gjatë arrestimit nga policia.  Gashi në emisionin “Gazeta” ka thënë se policët janë të pa informuar rreth përgjegjësisë së tyre, teksa ka shtuar se nuk janë të përgatitur për situata të

‘Me ia mbajtë duart lidhur një personi pa ndjenja – veprim i ulët i policisë’ / Kenan Gashi

Kenan Gashi nga AVONET ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Policisë së Kosovës, pas rastit të 27-vjeçarit Agon Zjenullahu, i cili vdiq gjatë arrestimit nga policia. 

Gashi në emisionin “Gazeta” ka thënë se policët janë të pa informuar rreth përgjegjësisë së tyre, teksa ka shtuar se nuk janë të përgatitur për situata të tilla.

“Policia mendon se janë vetë shteti, vetë nisja në këtë rast është që bëjnë shkelje në emër të ligjit, shpeshherë policët mendojnë se janë shteti dhe ligji, ata nuk e dinë që janë të drejtat e çdo qytetari të Kosovës dhe duhet të ndjekeni të gjitha format për ta zbatuar ligjin”, ka thënë Gashi. /Gazeta10