Mediat gjermane: Shtetësia kosovare kompleton “dualitetin” e Dua Lipës

Duke ju referuar emrit Dua të këngëtares dhe faktit se ajo tashmë kishte dy shtetësi, bëjnë një lojë fjalësh, tek shkruajnë për "Dua-litetin" e Dua Lipës The post Mediat gjermane: Shtetësia kosovare kompleton “dualitetin” e Dua Lipës appeared first on Albinfo.

Mediat gjermane: Shtetësia kosovare kompleton “dualitetin” e Dua Lipës

Mediet gjermane i kanë kushtuar vëmendje aktit të dhurimit ceremonial të shtetësisë kosovare këngëtares së njohur Dua Lipa, nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ato, duke ju referuar emrit Dua të këngëtares dhe faktit se ajo tashmë kishte dy shtetësi, bëjnë një lojë fjalësh, tek shkruajnë për “Dua-litetin” e Dua Lipës, shkruan albinfo.ch

Kështu, revista e njohur “Der Spiegel” veç tjerash shkruan “Këngëtarja e muzikës pop Dua Lipa është lindur në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë. Ajo tani është shtetase e të tre vendeve.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka marrë shtetësinë kosovare. Në kuadër të Festivalit tre-ditor Sunny Hill në Kosovë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i dorëzoi 29-vjeçares certifikatën përkatëse. Lipa ishte para kësaj tashmë shtetase britanike dhe shqiptare.

Pas ceremonisë, gjatë së cilës një kor fëmijësh këndoi një interpretim të hitit të saj “Levitating”, Osmani postoi disa foto me këngëtaren. Ajo shkroi mbi foton: “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!” Ishte një “nder i veçantë” që “një nga figurat më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë po i jepet shtetësia e Republikës së Kosovës”.

Dua Lipa mund të shihet në foto me një buzëqeshje rrezatuese. “Kjo plotëson dualitetin që kam pasur gjithmonë brenda meje. E dua këtë vend dhe do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, citoi BBC muzikanten e muzikës pop. Ndihet sikur të dyja anët e saj tani janë një, tha Lipa.I pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përcjell albinfo.ch. Ai postoi një foto në platformën X, duke buzëqeshur pranë Lipës, dhe tha se Britania e Madhe dhe Kosova ishin krenare që e quanin yllin e popit “një nga të tyret”.

Fituesja e çmimit Grammy lindi në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës. Që nga mosha njëmbëdhjetë vjeç, ajo jetoi shkurtimisht në kryeqytet, në Prishtinë, kur prindërit e saj u kthyen atje pas pavarësisë së Kosovës.

The post Mediat gjermane: Shtetësia kosovare kompleton “dualitetin” e Dua Lipës appeared first on Albinfo.