Mediat: Trump pezullon të gjitha llojet e vizave për palestinezët
Administrata Trump ka lëshuar një pezullim të gjerë të miratimeve për pothuajse të gjitha llojet e vizave të vizitorëve për mbajtësit e pasaportave palestineze. Masat, të përshkruara në një kabllogram të 18 gushtit të dërguar nga selia e Departamentit të Shtetit në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane, do t’u ndalojnë gjithashtu shumë palestinezë nga [...]Read More...

Administrata Trump ka lëshuar një pezullim të gjerë të miratimeve për pothuajse të gjitha llojet e vizave të vizitorëve për mbajtësit e pasaportave palestineze.
Masat, të përshkruara në një kabllogram të 18 gushtit të dërguar nga selia e Departamentit të Shtetit në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane, do t’u ndalojnë gjithashtu shumë palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe diaspora palestineze të hyjnë në SHBA me lloje të ndryshme vizash jo-imigruese, duke përfshirë lejet për trajtim mjekësor, studime universitare, vizita te miqtë ose të afërmit dhe udhëtime biznesi, të paktën përkohësisht.
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi disa ditë më pare revokimin e vizave për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Autoritetit Palestinez (PNA) përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet së shpejti.
Departamenti i Shtetit e njoftoi këtë në një deklaratë, duke theksuar se “angazhimi i administratës Trump nuk ishte të shpërblente terrorizmin”.