Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër

Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministrin për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përuruar çerdhen “Foleja” në Përshefcë.

Me hapjen e çerdhes, fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës kanë tashmë një hapësirë të re për kujdes dhe edukim parashkollor.

Memishi e cilësoi përurimin si realizim të një premtimi të dhënë para qytetarëve, duke theksuar se projekti kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje.

“Jam veçanërisht i lumtur që sot realizoj edhe një premtim të dhënë para qytetarëve të mi. Një premtim që kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por që sot u bë realitet”, tha Memishi.

Sipas tij, “Foleja” është një investim për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e Komunës së Tearcës.

Memishi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit, me theks të veçantë drejtoreshën e çerdhes, Isnisha Velii.

The post Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.