Moti / Mëngjes me diell, por pasditja do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot me diell dhe i ngrohtë, por pasdite dhe në mbrëmje moti do të ndryshojë. Në vende të caktuara priten reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta, ndërsa lokalisht priten edhe stuhi me erëra të forta dhe breshër.
Temperaturat në vend do të mbeten të larta edhe sot. Temperatura minimale do të luhatet nga 15 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 deri në 38 gradë.
Pasdite, vende-vende do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Sipas parashikimit, proceset lokale të motit mund të zhvillohen në stuhi të shoqëruara me erëra të forta deri të forta dhe breshër.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



