Merkato bombë: Milan i bie derës së Barcelonës dhe Gironës – vetëm klauzola i ndaloi

AC Milan u përpoq deri në orët e fundit të merkatos së verës për të siguruar një mbrojtës të djathtë, pas largimit të papritur të Alex Jimenez drejt Bournemouth. Klubi kuqezi mbeti me pak alternativa në atë krah, ndërsa Alexis Saelemaekers konsiderohej si e vetmja zgjidhje e natyrshme, megjithëse ai nuk është mbrojtës i specializuar. […]

Merkato bombë: Milan i bie derës së Barcelonës dhe Gironës – vetëm klauzola i ndaloi

AC Milan u përpoq deri në orët e fundit të merkatos së verës për të siguruar një mbrojtës të djathtë, pas largimit të papritur të Alex Jimenez drejt Bournemouth. Klubi kuqezi mbeti me pak alternativa në atë krah, ndërsa Alexis Saelemaekers konsiderohej si e vetmja zgjidhje e natyrshme, megjithëse ai nuk është mbrojtës i specializuar.

Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, i cili foli në kanalin YouTube të Fabrizio Romano, drejtuesit e Milanit eksploruan disa pista në orët e fundit të afatit kalimtar – përfshirë dy emra interesantë nga futbolli spanjoll, përcjell ORAinfo.

Dy objektiva në Spanjë: Arnau Martinez dhe Hector Fort

“Milani u përpoq të shihte nëse kishte mundësi për të siguruar një mbrojtës të djathtë pasi Alex Jimenez u largua për në Bournemouth,” zbuloi Moretto. “Po ju përmend dy emra që ishin në vëmendje: të dy spanjollë, të lidhur me hemisferën e Barcelonës. Milani i eksploroi, por nuk i çoi përpara.”

Arnau Martinez (Girona): Mbrojtësi i talentuar kishte një klauzolë lirimi prej 14 milionë eurosh dhe për disa ditë u konsiderua si një objektiv real. Megjithatë, Girona nuk pranoi negociata përveçse nëse klauzola paguhej plotësisht, dhe në fund lojtari vendosi të qëndrojë.

Hector Fort (Barcelona): Edhe ky talent i La Masías ishte në radarët e Milanit. Megjithatë, lojtari kërkonte një ambient ku të aktivizohej rregullisht dhe preferoi të largohej në huazim drejt Elche-s në Segunda División, për të fituar eksperiencë.

Asnjë përforcim konkret – vetëm një qendërmbrojtës

Pavarësisht përpjekjeve, Milani nuk arriti të konkretizojë asnjë nga këto pistat. I vetmi mbrojtës që mbërriti në fund ishte David Odogu, një qendërmbrojtës i ri nga Wolfsburg, i cili nuk mbulon direkt pozicionin e Jimenez.

Çfarë pritet tani?

Me një boshllëk evident në krahun e djathtë, Milani pritet të rikthehet në merkato gjatë janarit për të zgjidhur këtë problem. Emra si Arnau Martinez mund të mbeten në listë, por konkurrenca dhe vlera e tyre mund të jenë më të larta pas disa muajsh. /ORAinfo/