Merkato mbyllet, por Milan mund të ngecë me një tjetër problem të madh

AC Milan mund të përballet me një situatë të vështirë këtë sezon në lidhje me mesfushorin Yacine Adli, e cila ngjan shumë me atë të Divock Origi-t. Sulmuesi belg mbërriti te kuqezinjtë me shpresën për të gjetur vazhdimësi, por nuk ia doli kurrë të përshtatej dhe tashmë është i “bllokuar” në Itali, duke marrë pagën […]

Merkato mbyllet, por Milan mund të ngecë me një tjetër problem të madh

AC Milan mund të përballet me një situatë të vështirë këtë sezon në lidhje me mesfushorin Yacine Adli, e cila ngjan shumë me atë të Divock Origi-t.

Sulmuesi belg mbërriti te kuqezinjtë me shpresën për të gjetur vazhdimësi, por nuk ia doli kurrë të përshtatej dhe tashmë është i “bllokuar” në Itali, duke marrë pagën pa kontribuar në fushë. Përpjekjet për ta larguar nuk kanë dhënë rezultat, duke krijuar një skenar frustrues si për klubin, ashtu edhe për lojtarin, përcjell ORAinfo.

Sipas MilanNews, rreziku është që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Adli-n. Sezonin e kaluar ai u huazua te Fiorentina, ku pati disa paraqitje pozitive dhe në një moment dukej se do të blihej përfundimisht nga “vjollcët”. Megjithatë, pista u ftoh dhe francezi është rikthyer në Milanello, por pa qenë pjesë e planeve të Massimiliano Allegrit.

Tregu kryesor i transferimeve tashmë ka mbyllur dyert, por ende ka mundësi në kampionate si Turqia, Arabia Saudite apo Greqia. Kontrata e Adli-t me Milanin skadon sezonin e ardhshëm dhe në rast se nuk gjendet një zgjidhje, kuqezinjtë rrezikojnë të mbeten me lojtarin jashtë planeve, ashtu si në rastin e Origi-t. /ORAinfo/