Merkato në zjarr: Milani hap dyert për një tjetër bombë ofensive

AC Milan mund të ndahet me Noah Okafor gjatë kësaj vere, ndërsa paratë e përfituara nga shitja e tij pritet të përdoren për të përforcuar repartin ofensiv me një sulmues krahu që mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Sipas gazetarit italian Daniele Longo, Milani është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të Okafor, me […]

Merkato në zjarr: Milani hap dyert për një tjetër bombë ofensive

AC Milan mund të ndahet me Noah Okafor gjatë kësaj vere, ndërsa paratë e përfituara nga shitja e tij pritet të përdoren për të përforcuar repartin ofensiv me një sulmues krahu që mund të luajë edhe si sulmues i dytë.

Sipas gazetarit italian Daniele Longo, Milani është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të Okafor, me interesim konkret nga skuadra braziliane Flamengo dhe ajo italiane Bologna. Rossonerët synojnë të përdorin të ardhurat nga ky transferim për të siguruar një lojtar më të përshtatshëm për skemën e trajnerit Paulo Fonseca, transmeton ORAinfo.

Pavarësisht thashethemeve për largim, Okafor ka lënë përshtypje pozitive në miqësoren e fundit ndaj Liverpoolit, ku shënoi dy gola pasi u aktivizua nga stoli. Paraqitja e tij e vlefshme, e vlerësuar me notën 7.5, i rrit vlerën në merkato dhe i jep Milanit një avantazh në negociata.

Megjithatë, nëse nuk vjen oferta e duhur ose nuk gjendet menjëherë zëvendësuesi i përshtatshëm, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi zviceran të vlerësohet edhe në ndeshjet e ardhshme miqësore.

Milani mbetet aktiv në merkato dhe duket se është i vendosur të bëjë ndryshime në repartin ofensiv, për ta bërë skuadrën më fleksibile dhe konkurruese për sezonin e ri. /ORAinfo/