Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran, u bën thirrje të dyja palëve ta zbatojnë atë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mirëpritur armëpushimin e shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump midis Izraelit dhe Iranit, duke u bërë thirrje të dy vendeve që ta zbatojnë atë, përcjell albinfo.ch. “Nëse ky armëpushim ka sukses pas sulmeve vendimtare ushtarake amerikane kundër objekteve bërthamore iraniane, ky do të jetë një zhvillim shumë pozitiv”, thotë ai […] The post Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran, u bën thirrje të dyja palëve ta zbatojnë atë appeared first on Albinfo.

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran, u bën thirrje të dyja palëve ta zbatojnë atë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mirëpritur armëpushimin e shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump midis Izraelit dhe Iranit, duke u bërë thirrje të dy vendeve që ta zbatojnë atë, përcjell albinfo.ch.

“Nëse ky armëpushim ka sukses pas sulmeve vendimtare ushtarake amerikane kundër objekteve bërthamore iraniane, ky do të jetë një zhvillim shumë pozitiv”, thotë ai në një postim në X.

“Do ta bëjë Lindjen e Mesme dhe botën më të sigurt”, tha ai.

Kancelari gjerman tha se do të diskutojë mënyrat për të stabilizuar situatën me partnerët amerikanë dhe evropianë në margjinat e samitit të sotëm të NATO-s në Hagë.

The post Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran, u bën thirrje të dyja palëve ta zbatojnë atë appeared first on Albinfo.