Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella

Merz përgatit gjermanët për ndryshme të thella, ja cilat janë planet e kancelarit gjerman The post Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella appeared first on Albinfo.

Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella

Në Bundestag të mërkurën (17.09.), kancelari Friedrich Merz i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm. Ai e paraqiti veten si kancelar reformist dhe theksoi se vendi përballet me vendime themelore për mënyrën e jetesës, punës, biznesit dhe ruajtjen e vlerave, përcjell albinfo.ch.

Merz paralajmëroi rritjen e pasigurisë te qytetarët dhe presionin mbi modelin ekonomik nga proteksionizmi global. Ai kërkoi reforma të thella në sistemin e pensioneve për t’i shmangur barrës shtesë të rinjve gjermanë.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, kancelari theksoi se ajo nuk duhet të përfundojë në kurriz të sovranitetit ukrainas dhe paralajmëroi për pasojat e një paqeje të imponuar nga Rusia, duke vënë në dukje veprimet destabilizuese të Moskës edhe ndaj Gjermanisë.

Nga opozita, Alice Weidel (AfD) kritkoi Merz për shkelje premtimesh dhe politikë ndaj Ukrainës, ndërsa partia Të Gjelbrit dhe E Majta kërkuan masa për çmime energjie dhe mbështetje sociale më të drejtë për qytetarët.

The post Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella appeared first on Albinfo.