Merz paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit. Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një [...]Read More...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit.
Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”.
Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes liderit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Ajo është pjesë e strategjisë së këtij presidenti rus”, tha ai.