Mes protestave dhe kritikave për pushtimin e plotë të Gazës, mblidhet kabineti i sigurisë së Netanyahut

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e kabinetit të sigurisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Pritet që në këtë mbledhje të diskutohet dhe të miratohen planet për fazat e ardhshme të operacionit ushtarak siç e quan Natayahu në Gaza. Zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer vlerësoi marrëdhënien e presidentit amerikan Donald Trump me kryeministrin Netanyahu [...]Read More...

Mes protestave dhe kritikave për pushtimin e plotë të Gazës, mblidhet kabineti i sigurisë së Netanyahut

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e kabinetit të sigurisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Pritet që në këtë mbledhje të diskutohet dhe të miratohen planet për fazat e ardhshme të operacionit ushtarak siç e quan Natayahu në Gaza.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer vlerësoi marrëdhënien e presidentit amerikan Donald Trump me kryeministrin Netanyahu duke thënë se janë “në kontakt jashtëzakonisht të ngushtë”.

Gjithashtu nënvizoi se ka pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me SHBA-të.

Ndonëse nga ana tjetër lidhur me planin për pushtimin e plotë të Gazës ka pasur shumë kritika nga ndërkombëtarët.

Ndërsa Izraelitët kanë dalë në rrugë për demonstrata duke kërkuar kthimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza. Më parë, disa protestues dogjën goma dhe bllokuan trafikun ndërsa valëvitnin banderola dhe flamuj të verdhë.

/abcnews.al/