Mesazhi i Zelenskyt nga Uashingtoni: Mirënjohës ndaj Trump, lufta duhet të përfundojë sa më shpejt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Uashington ku edhe do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Të pranishëm do të jenë të edhe shtatë udhëheqës të tjerë evropianë. Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan, duke shprehur dëshirën e tij “që kjo luftë të përfundojë shpejt dhe në mënyrë të besueshme”. [...]Read More...

Mesazhi i Zelenskyt nga Uashingtoni: Mirënjohës ndaj Trump, lufta duhet të përfundojë sa më shpejt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Uashington ku edhe do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Të pranishëm do të jenë të edhe shtatë udhëheqës të tjerë evropianë.

Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan, duke shprehur dëshirën e tij “që kjo luftë të përfundojë shpejt dhe në mënyrë të besueshme”.

“Rusia duhet t’i japë fund kësaj lufte, të cilën e nisi vetë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë tanë evropianë do ta detyrojë Rusinë të arrijë një paqe të vërtetë”, shton presidenti ukrainas.