MICKOSKI PRET FITORE – ALI AHMETI BËN THIRRJE PËR UNITET!

MICKOSKI PRET FITORE – ALI AHMETI BËN THIRRJE PËR UNITET!

VMRO – DPMNE shpalli fitore në Bërvenicë. Sipas partisë, LSDM-ja është deklasuar në raport 4 me 1.

Në këtë Komunë VMRO-DPMNE do të përballet me koalicioni AKI.

Sipas liderit partiak dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski, nga vullneti i popullit nuk ka ikje, ai është gjykatësi i pakontestuar.

Gjatë paraqitjes së mbrëmshme publike, Kryeministri Mickoski doli me mesazhin se pavarëisht epilogut të garës politike, obligimi kryesor i Kryetarit të ardhshëm të Komunës do të jetë që të punojë për të gjithë.

“Bërvenicën e pret edhe një vendim i rëndësishëm. Më 1 nëntor, qytetarët do të kenë sërish mundësinë të vendosin për të ardhmen e komunës së tyre. Do të kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Bërvenicës. Garat politike vijnë dhe kalojnë, por njerëzit vazhdojnë të jetojnë së bashku. Mbeten familjet e tyre, fqinjët, miqësitë dhe nevojat e përbashkëta. Prandaj, obligimi ynë është i qartë: të kujdesemi njësoj për të gjitha vendbanimet, t’i zgjidhim problemet e çdo qytetari dhe t’i përmbushim obligimet e marra përsipër”

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi vizitoi Shtabin e AKI-së në Çellopek, bëri thirrje që të bashkuar të shkohet në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës.

DRITON SULEJMANI Nga VLEN gjatë press-konferencës së mbrëmshme pranuan rezultatin zgjedhor në këtë Komunë, ndërsa të pyetur lidhur me veprimet në rrethin e dytë zgjedhor, thanë se për këtë do të vendos Kryesia partiake.

BOGDANKA KUZESKA LSDM-ja në reagimin e parë pas shpalljes së rezultateve, përmes një komunikate potencuan se në krahasim me Zgjedhjet e vitit 2025, votat e VMRO-DPMNE-së janë zvogëluar për 13%, kurse ato të LSDM-ja janë rritur për 46%. Por, gjatë ditës së sotme ka drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së, se po përdor metodat e Gruevskit, pasi sipas tyre, i ka publikuar rezultatet e votimit të sëmurëve dhe të pafuqishmëve para se të hapen kutitë.

“LSDM-ja kërkon që Prokuroria të zbatojë hetime. Si është e mundur që të dihen votat nga kutitë e vulosura që hapen njëkohësisht me votat e vendvotimeve? Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë të shihet se kush i hapi kutitë, cili i ka numëruar sipas mënyrës së VMRO-së dhe kush e ka dërguar numrin për publikim para se të mbërrijë tek Komisioni”

Rrethi i dytë i zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës do të mbahet më 1 Nëntor. Kandidati i VMRO-DMNE-së ka rreth 800 vota epërsi ndaj kandidatit të AKI-së, kurse gjatë prononcimit të sotëm, Kryeministri Mickoski, pret që në raundin e dytë, kandidati i VMRO-DPMNE-së të fitojë 4.000 vota rekorde./Tv Koha/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.