Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet

Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se prioriteti i saj është realizimi i sa më shumë projekteve të premtuara, e jo zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë vizitës në Komunën e Tearcës, Mickoski tha se Qeveria po punon për përfundimin e projekteve që, sipas tij, kanë qenë të bllokuara prej vitesh, me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve.

Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për zgjedhje të parakohshme nëse opozita ndërmerr një nismë të tillë në Kuvend.

“Nëse LSDM, Levica dhe BDI paraqesin iniciativë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ne si Qeveri do të japim përgjigjen përkatëse”, deklaroi Mickoski.

The post Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.