Mickovski premton mbështetje të madhe për komunat

Me ftesë të BNJVL-së, jam në këtë ngjarje, në këtë Kuvend të Përgjithshëm. Është nder dhe kënaqësi për mua të marr këtë ftesë fillimisht. Pse? Sepse vlerësoj që komunat në The post Mickovski premton mbështetje të madhe për komunat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mickovski premton mbështetje të madhe për komunat

Me ftesë të BNJVL-së, jam në këtë ngjarje, në këtë Kuvend të Përgjithshëm. Është nder dhe kënaqësi për mua të marr këtë ftesë fillimisht. Pse? Sepse vlerësoj që komunat në periudhën e ardhshme dhe do të thosha se vitet e ardhshme do të kenë një rëndësi të madhe në Maqedoni, sepse një pjesë e madhe e projekteve kapitale për të cilat qytetarët kanë nevojë – do të realizohen përmes komunave. Kështu tha mandatari Hristijan Mickoski, sipas të cilit, zhvillimi i komunave do të jetë njëri ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re.

“Qytetarët janë ngopur me përralla, përralla dhe premtime për gjëra të mëdha dhe asgjë nuk ndodh. Qytetarët tanë kanë probleme thelbësore ekzistenciale, në qendrat e zonave më të mëdha urbane po shkelin në baltë, as 20 për qind e territorit nuk është e mbuluar me kanalizime, sistemet e akumullimit të ujërave të zeza, për të mos folur për pastrimin e tyre. Kemi zona ku nuk kemi as ujë të pijshëm, i kemi rrënuar këndet e lojërave për fëmijë, e shihni gjendjen me demografinë në Maqedoni, në pak vite është zvogëluar numri i foshnjave për 30 për qind, i kemi rrënuar shkollat, kemi lista të gjata të pritjes nëpër çerdhe…”, tha Mickoski. E gjithë kjo duhet të jetë prioritet dhe do të jetë prioritet i qeverisë së re, thotë ai.

“Ajo që mund të them dhe planifikoj ta përsëris në këtë manifestim të bukur, është se të gjithë kryetarët e komunave duhet të jenë të gatshëm, pavarësisht se nga cila parti politike, pavarësisht nëse janë nga VMRO-DPMNE, qofshin nga LSDM, BDI, Aleanca, BESA, ose nga një parti tjetër politike, ose janë të pavarur, të punojnë në projekte deri në miratimin e ndërtimit, në vjeshtë – në gjysmën e parë të shtatorit. Korriku, apo që në muajin gusht, thirrja për këtë vit do të shpallet për minimum 6 miliardë denarë, minimum 100 milionë euro, edhe pse po mundohem të siguroj një denar më shumë”, thotë Mickoski.

Ai shton se vitin e ardhshëm thirrja do të shpallet që në fillim të vitit, diku në gjysmën e dytë të janarit ose në gjysmën e parë të shkurtit dhe 250 milionë euro nga buxheti qendror do t’u ndahen komunave.

“Synimi ynë është që në 4 vitet e para të mandatit, të arrijmë në 400 mijë familje, të zgjidhim ato probleme thelbësore ekzistenciale të 400 mijë amvisërive që puna e qeverisë përmes komunave të çohet në shtëpitë e çdo qytetari. Shpresoj se do t’ia dalim. Do të jem më i saktë, jam i sigurt se do t’ia dalim. E di që po flasim për një grup ambicioz kryetarësh komunash që do të bëjnë maksimumin këtë vit dhe në fillim të vitit të ardhshëm, pavarësisht nga partitë politike, të bëjnë projekte sepse janë të zgjedhur nga populli dhe të jenë shërbëtorë të popullit dhe t’i përgjigjen popullit. Unë e kuptoj situatën e vështirë në komuna…”,  thotë Mickoski.

The post Mickovski premton mbështetje të madhe për komunat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .