Miku i Ferit Idrizit ndërton objekt biznesor pa leje, hesht pushteti i PDK-së në Vushtrri

Miku i kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit, Fehmi Shala, që njëherësh është edhe vëllai i gruas së tij është duke ndërtuar një objekt biznesor në fshatin Stanoc i Epërm, përgjatë magjistrales Prishtinë–Vushtrri. Sipas banorëve dhe informatave të siguruara nga Insajderi, ndërtimi po bëhet pa leje ndërtimore. Për këtë çështje, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje zyrtare

Miku i Ferit Idrizit ndërton objekt biznesor pa leje, hesht pushteti i PDK-së në Vushtrri

Miku i kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit, Fehmi Shala, që njëherësh është edhe vëllai i gruas së tij është duke ndërtuar një objekt biznesor në fshatin Stanoc i Epërm, përgjatë magjistrales Prishtinë–Vushtrri.

Sipas banorëve dhe informatave të siguruara nga Insajderi, ndërtimi po bëhet pa leje ndërtimore.

Për këtë çështje, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje zyrtare në Komunën e Vushtrrisë prej disa ditësh, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu, është kontaktuar edhe Fehmi Shala, i cili ka mohuar të jetë pronar i objektit.

“Gabim jeni se objekti ka qenë i ndërtuar në vitin 1999 dhe ka leje pune dhe ndërtimi, ndërsa biznesi nuk është i imi. Keni marrë informata të rrejshme. Biznesi është i Hajrush Shalës që as farë as fis nuk e kam. Mund të miqësohemi me të, por nuk kemi lidhje gjaku. Unë jam i Gumnishtës, kurse ai është i Karaçës. Unë vet jam në marrëdhënie pune si drejtor shkolle që nga viti 2009,” ka deklaruar ai.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Lidhja Demokratike në Vushtrri duke thënë se zbatimi i ligjit nuk duhet të ketë dy standarde.

“Përgjegjësia për rend dhe ligj në territorin e komunës është mbi të gjitha detyrë publike, jo private!”, thuhet në reagimin e tyre.