Milan gati për supergoditjen në mesfushë
Këtë verë, AC Milan po përqendrohet në forcuar mesfushën pas largimit të Tijjani Reijnders, duke nisur një ristrukturim të plotë në këtë repart. Klubit i janë bashkuar Luka Modric, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari, ndërsa Ruben Loftus-Cheek dhe Youssouf Fofana mbeten shtyllat kryesore. Sipas raportimeve të fundit, Milani është në bisedime direkte me Bolonjën për […]

Këtë verë, AC Milan po përqendrohet në forcuar mesfushën pas largimit të Tijjani Reijnders, duke nisur një ristrukturim të plotë në këtë repart. Klubit i janë bashkuar Luka Modric, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari, ndërsa Ruben Loftus-Cheek dhe Youssouf Fofana mbeten shtyllat kryesore.
Sipas raportimeve të fundit, Milani është në bisedime direkte me Bolonjën për Giovanni Fabbian, me një ofertë prej 14 milionë eurosh, ndërsa një tjetër opsion është edhe Adrien Rabiot, përcjell ORAinfo.
Gjithashtu, vazhdojnë negociatat për të ardhmen e Yunus Musah, me trajnerin Allegri që do të preferonte ta mbante në skuadër.
Nëse largimi i Musah bëhet realitet, Rossonerët do të riinvestojnë fondet në një mesfushor tjetër për të mbajtur mesfushën konkurruese dhe të fortë për sezonin e ri. /ORAinfo/