Milan gati të “vjedhë” yllin e Juventusit – Allegri në prapaskenë

Massimiliano Allegri dëshiron të ribashkohet me Dusan Vlahovic, këtë herë jo te Juventusi, por te AC Milan. Sipas Corriere della Sera, trajneri italian e ka për zemër sulmuesin serb dhe do të ishte i lumtur ta kishte sërish nën urdhrat e tij, por realizimi i këtij transferimi është i vështirë – të paktën deri në […]

Milan gati të “vjedhë” yllin e Juventusit – Allegri në prapaskenë

Massimiliano Allegri dëshiron të ribashkohet me Dusan Vlahovic, këtë herë jo te Juventusi, por te AC Milan. Sipas Corriere della Sera, trajneri italian e ka për zemër sulmuesin serb dhe do të ishte i lumtur ta kishte sërish nën urdhrat e tij, por realizimi i këtij transferimi është i vështirë – të paktën deri në gusht.

Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi fizik, me profil të ngjashëm me Olivier Giroud, që u largua këtë verë drejt MLS. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, e konfirmoi në një konferencë për shtyp se sulmuesi i ri duhet të ketë karakteristika të qarta teknike dhe fizike, që përputhen me stilin e lojës së ekipit, përcjell ORAinfo.

Emra si Victor Boniface (Bayer Leverkusen) dhe Nicolas Jackson (Chelsea) janë në listë, por çmimet prej 45 deri në 65 milionë euro i largojnë këto pista nga realiteti. Kështu që Vlahovic, edhe pse kompleks, mbetet një alternativë e hapur.

Gjithsesi, ka disa pengesa serioze:

Vlahovic aktualisht përfiton 12 milionë euro neto në sezon, shumë jashtë buxhetit të Milanit. Do të duhej një ulje në 6 milionë euro për të qëndruar brenda politikës së pagave kuqezi.

Juventus nuk pritet ta lejojë të largohet për një shumë modeste, edhe pse shitja e tij mund të hapte rrugën për investime të tjera.

Lëvizja ka të ngjarë të shtyhet deri në gusht, kur mund të ketë më shumë qartësi në merkato dhe lëvizje zinxhirore mes klubeve të mëdha.

Për momentin, Vlahovic mbetet një opsion i komplikuar, por jo i përjashtuar për Milanin, veçanërisht nëse nuk realizohen pistat e tjera të preferuara. /ORAinfo/