Milan i futet garës me një goditje surprizë për sulmin

Sipas raportimeve të Sky Sport, Rasmus Hojlund ka kaluar përpara Dusan Vlahovic në listën e objektivave të Milanit për repartin e sulmit. Kërkimi i kuqezinjve për një qendërsulmues të ri është i njohur tashmë, me emrin e Vlahovic që ka qenë gjithmonë i pranishëm në prapaskenë. Sulmuesi serb mund të largohet nga Juventusi dhe, pavarësisht […]

Milan i futet garës me një goditje surprizë për sulmin

Sipas raportimeve të Sky Sport, Rasmus Hojlund ka kaluar përpara Dusan Vlahovic në listën e objektivave të Milanit për repartin e sulmit.

Kërkimi i kuqezinjve për një qendërsulmues të ri është i njohur tashmë, me emrin e Vlahovic që ka qenë gjithmonë i pranishëm në prapaskenë. Sulmuesi serb mund të largohet nga Juventusi dhe, pavarësisht se marrëveshja ekonomike nuk është afër, një mundësi e tillë nuk përjashtohet.

Ndërkohë që merkatoja ecën përpara dhe klubet përpiqen të largojnë lojtarët jashtë planeve, ndërsa agjentët intensifikojnë kontaktet, në skenë hyn edhe emri i Rasmus Hojlund, transmeton ORAinfo.

Hojlund, opsioni kryesor

Gazetari Peppe Di Stefano raportoi për Sky mbrëmjen e djeshme se Hojlund është aktualisht prioriteti i Milanit për pozitën e numrit 9.

“Hojlund mund të jetë zgjidhja për sulmin. I ri dhe i fortë. Nëse Sesko transferohet te Manchester United, atëherë mund të hapet mundësia për një huazim të Hojlund. Nuk përjashtohet Vlahovic, por për momentin Hojlund është në pozicionin kryesor”, tha ai përmes MilanNews.

Sky.it gjithashtu konfirmon se Milan do të ishte i gatshëm të pranojë një operacion huazimi nëse United firmos me Sesko.

Hojlund iu bashkua Manchester United për 75 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse. Ai ka realizuar 26 gola në 95 ndeshje në karrierë deri tani, përfshirë 10 gola në 34 paraqitje për Atalantën si adoleshent. /ORAinfo/