Milan – Pulisic, lajm i fundit nga Italia

Pas Loftus-Cheek, Milan nis bisedimet edhe me Pulisic dhe ofron 25 milionë euro Skuadra e AC Milan është duke tentuar një tjetër blerje nga Chelsea, pasi së fundmi arriti marrëveshje me Ruben Loftus-Cheek. Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano “kuqezinjtë” tani kërkojnë edhe anësorin amerikan, Christian Pulisic. Madje ekipi nga Serie A ka bërë një […]

Milan – Pulisic, lajm i fundit nga Italia

Pas Loftus-Cheek, Milan nis bisedimet edhe me Pulisic dhe ofron 25 milionë euro

Skuadra e AC Milan është duke tentuar një tjetër blerje nga Chelsea, pasi së fundmi arriti marrëveshje me Ruben Loftus-Cheek.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano “kuqezinjtë” tani kërkojnë edhe anësorin amerikan, Christian Pulisic.

Madje ekipi nga Serie A ka bërë një ofertë prej 25 milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës për anësorin me prejardhja nga Kroacia.

Kujtojmë që edhe Pulisic është në listën e transferimeve dhe një marrëveshje e tillë mund të ndodhë, nëse dy skuadrat pajtohen me çmimin e ofruar.

24-vjeçari sezonin që lam pas në Premier League ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist.