Milan- Reijnders, ky është lajmi i fundit

Milani nis bisedimet për transferimin e Reijnders. Milani ka filluar misionin për transferimin e Tijjani Reijnders. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, bëri të ditur se klubi italian ka hapur bisedimet zyrtare me AZ Alkmaar, shkruan Gazeta Express. Oferta verbale e nisjes së misionit për transferimin e Reijnders pritet të jetë rreth 19 milionë euro. Bisedimet […]

Milan- Reijnders, ky është lajmi i fundit

Milani nis bisedimet për transferimin e Reijnders.

Milani ka filluar misionin për transferimin e Tijjani Reijnders.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, bëri të ditur se klubi italian ka hapur bisedimet zyrtare me AZ Alkmaar, shkruan Gazeta Express.

Oferta verbale e nisjes së misionit për transferimin e Reijnders pritet të jetë rreth 19 milionë euro.

Bisedimet mes klubeve do të vazhdojnë këtë javë.

Holandezi mund të luajë në tre pozita të mesfushës, por pozita e tij natyrale është ajo e qendrës.

24-vjeçari me AZ Alkmaar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.