Milan “shënjestron” bombën e verës: 40 milionë për sulmuesin nga Permier Liga
AC Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin 2025/26 dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka filluar të vlerësojë seriozisht pistën Nicolas Jackson nga Chelsea. Jackson, objektiv i rikthyer Sulmuesi 23-vjeçar senegalez nuk është më titullar i padiskutueshëm në “Stamford Bridge”, sidomos pas afrimit të Joao Pedro nga Brighton. Milani po […]

AC Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin 2025/26 dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka filluar të vlerësojë seriozisht pistën Nicolas Jackson nga Chelsea.
Jackson, objektiv i rikthyer
Sulmuesi 23-vjeçar senegalez nuk është më titullar i padiskutueshëm në “Stamford Bridge”, sidomos pas afrimit të Joao Pedro nga Brighton. Milani po monitoron situatën dhe është i gatshëm të reagojë nëse krijohet hapësira e duhur në merkato. Klubi anglez kërkon të paktën 40 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij – një çmim që nuk është i lehtë, por as i papërballueshëm për Rossonerët, transmeton ORAinfo.
Një histori që rikthehet
Milani ka qenë pranë transferimit të Jackson që në verën e vitit 2023, kur ai ishte pjesë e Villarrealit. Në atë kohë, drejtuesit kuqezi ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 35 milionë eurosh, por përmes një strukture pagese të shpërndarë në kohë. Chelsea ndërhyri dhe e mbylli marrëveshjen menjëherë për 37.5 milionë euro.
Konkurrencë mes emrash të mëdhenj
Përveç Jackson, Milani po shqyrton edhe emra të tjerë si Dusan Vlahovic nga Juventus dhe Victor Boniface nga Bayer Leverkusen. Vlahovic ka një marrëdhënie të ngushtë me trajnerin Allegri, ndërsa Boniface shihet si një projekt premtues për të ardhmen.
Strategjia e Milanit
Tandemi i ri drejtues – Igli Tare dhe Massimiliano Allegri – po punon për të kompletuar repartin ofensiv, ku është konfirmuar edhe afrimi i Santiago Gimenez. Objektivi është të ndërtohet një dyshe që garanton gola dhe konkurrencë të shëndetshme në fazën sulmuese.