Milan – Xhaka, vjen lajmi i fundit nga Italia

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka mund të luajë në Serie A në sezonin e ri 2025/26. Xhaka ka marrë ofertën e parë serioze nga Milan dhe tashmë kanë filluar bisedimet mes tij dhe drejtorit sportiv, Igli Tare. Nuk dihet se cila ka qenë oferta e parë drejtuar Leverkusenit për mesfushorin shqiptar, por ajo […]

Milan – Xhaka, vjen lajmi i fundit nga Italia

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka mund të luajë në Serie A në sezonin e ri 2025/26.

Xhaka ka marrë ofertën e parë serioze nga Milan dhe tashmë kanë filluar bisedimet mes tij dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.

Nuk dihet se cila ka qenë oferta e parë drejtuar Leverkusenit për mesfushorin shqiptar, por ajo që bëhet e ditur është fakti që Xhaka tashmë është i tërhequr me projektin e ri të klubit “kuqezi”.

Granit Xhaka zhvilloi dy super sezone me Bayer Leverkusenin, ku edhe u shpall kampion i Bundesligas pa pësuar humbje, me një rekord të pabesueshëm.

Por ndryshimet që janë bërë në skuadrën gjermane, si largimi i yjeve dhe trajnerit Xabi Alonos, mund ta shty edhe Xhakën ta lë stadiumin “BayArena”.

Xhaka do ishte i lumtur të luante përkrah Luka Modricit, i cili flitet se do t’i bashkohet ekipit të Milanit pas përfundimit të ndeshjeve në Kupën e Botës për Klube.