Milan zyrtarizon transferimin e fundit
Milani ka njoftuar se ka finalizuar blerjen e përhershme të mbrojtësit belg Koni De Winter nga Genoa. Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet: “AC Milan njofton blerjen e përhershme të Koni De Winter nga Genoa CFC. Mbrojtësi belg ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2030”. “I lindur në Antwerp të Belgjikës, […]

Milani ka njoftuar se ka finalizuar blerjen e përhershme të mbrojtësit belg Koni De Winter nga Genoa.
Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet: “AC Milan njofton blerjen e përhershme të Koni De Winter nga Genoa CFC. Mbrojtësi belg ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2030”.
“I lindur në Antwerp të Belgjikës, më 12 qershor 2002, Koni De Winter erdhi nga akademia e të rinjve të Lierse dhe Zulte Waregem, përpara se të transferohej te Juventus në vitin 2018, ku luajti për ekipet e të rinjve të Bianconerëve dhe ekipin U23.
“Ai debutoi me ekipin e parë më 23 nëntor 2021, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat. Pas një periudhe huazimi te Empoli, ai u shit te Genoa, ku bëri 57 paraqitje dhe shënoi tre gola në dy sezone”.
“Në mars të vitit 2024, ai u thirr për herë të parë nga kombëtarja e të rriturve, duke debutuar në një ndeshje miqësore kundër Irlandës”.
“Koni De Winter do të veshë fanellën me numrin 5”, përfundon njoftimi i Milanit.