Milani do të tentoj në janar transferimin e yllit të Liverpoolit

Milani është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez, gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi kuqezi beson se ka gjasa reale për ta realizuar këtë marrëveshje, pasi lojtari po has në hapësirë të kufizuar për lojë në ‘Anfield’. Gomez ishte pjesë e listës së dëshirave të Milanit edhe gjatë verës, por transferimi […]

Milani do të tentoj në janar transferimin e yllit të Liverpoolit

Milani është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi kuqezi beson se ka gjasa reale për ta realizuar këtë marrëveshje, pasi lojtari po has në hapësirë të kufizuar për lojë në ‘Anfield’.

Gomez ishte pjesë e listës së dëshirave të Milanit edhe gjatë verës, por transferimi nuk u konkretizua. Në vend të tij, kuqezinjtë siguruan shërbimet e Koni De Winter dhe David Odogu për të forcuar repartin defensivë.

Megjithatë, trajneri Massimiliano Allegri kërkon të shtojë edhe më shumë alternativë në prapavijë gjatë afatit kalimtar të dimrit, me synimin për të luftuar për Scudetton dhe trofetë e tjerë vendas këtë sezon.

Gomez, 28 vjeç, deri tani është aktivizuar vetëm në tre ndeshje për Liverpoolin këtë edicion.