Milani gati për goditjen e tretë në merkato – lëvizje surprizë nga Spanja
AC Milan vijon përpjekjet për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe sipas raportimeve të fundit nga Tuttosport, klubi kuqezi po shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar mbrojtësin spanjoll Arnau Martinez nga Girona. Pavarësisht se në plan të parë janë dy emra të tjerë, lëvizja për Martinez shihet si një plan alternativ, nëse pistat […]

AC Milan vijon përpjekjet për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe sipas raportimeve të fundit nga Tuttosport, klubi kuqezi po shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar mbrojtësin spanjoll Arnau Martinez nga Girona.
Pavarësisht se në plan të parë janë dy emra të tjerë, lëvizja për Martinez shihet si një plan alternativ, nëse pistat aktuale nuk japin fryte, përcjell ORAinfo.
Athekame drejt mbylljes
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Milani është pranë mbylljes së marrëveshjes me Zachary Athekame, mbrojtësin 21-vjeçar të Young Boys. Vlerësimi total i marrëveshjes pritet të jetë nën 10 milionë euro, dhe palët janë afër dakordësisë.
Ofertë për Aramburun
Në të njëjtën kohë, Rossonerët kanë bërë një ofertë zyrtare prej rreth 15 milionë euro për Jon Aramburu, talentin 21-vjeçar të Real Sociedad. Diskutimet po vazhdojnë dhe së shpejti pritet një takim për të mësuar dëshirën e lojtarit.
Arnau Martinez, plani C?
Nëse asnjë nga këto dy pistat nuk konkretizohet, atëherë vëmendja do të përqendrohet te Arnau Martinez, një nga mbrojtësit më premtues të La Ligas dhe pjesë kyçe e Gironas sezonin e fundit. Çmimi i tij mund të jetë më i lartë, por profili dhe përvoja në një kampionat konkurrues si La Liga e bëjnë atë një kandidat serioz për të përforcuar Milanin.
Strategji me dy mbërritje?
Nuk përjashtohet mundësia që Milani të firmosë me dy mbrojtës të djathtë, sidomos nëse ka dalje nga skuadra aktuale (si Florenzi apo Kalulu). Kjo do të siguronte thellësi dhe konkurrencë për sezonin e gjatë që vjen. /ORAinfo/