Milani gjuan për ‘murin’ 18-vjeçar të Bundesligës
AC Milan po mendon të përforcojë repartin e mbrojtjes me një emër të ri dhe premtues. Sipas Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë vënë në shënjestër qendërmbrojtësin 18-vjeçar të Augsburgut, Noahkai Banks, i cili konsiderohet një nga talentet më interesantë në Bundesligë. Banks, me origjinë amerikano-gjermane, ka debutuar këtë vit në elitën gjermane dhe ka zhvilluar […]

AC Milan po mendon të përforcojë repartin e mbrojtjes me një emër të ri dhe premtues.
Sipas Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë vënë në shënjestër qendërmbrojtësin 18-vjeçar të Augsburgut, Noahkai Banks, i cili konsiderohet një nga talentet më interesantë në Bundesligë.
Banks, me origjinë amerikano-gjermane, ka debutuar këtë vit në elitën gjermane dhe ka zhvilluar disa paraqitje të rëndësishme me ekipin e parë. I gjatë 1.93 metra, ai spikat për forcën fizike, qetësinë me topin dhe aftësinë për të lexuar lojën, transmeton ORAinfo.
Augsburgu ka treguar besim të madh te lojtari duke i rinovuar kontratën deri në vitin 2029, çka e bën çdo transferim të vështirë. Megjithatë, interesimi i Milanit tregon për strategjinë e klubit që kërkon të investojë te futbollistë të rinj me potencial të madh, siç ka ndodhur së fundi edhe me emra si Zachary Athekame.
Aktualisht, Milani po shqyrton opsione të ndryshme për qendër të mbrojtjes, mes të cilëve është përmendur edhe Joe Gomez i Liverpoolit, por pista e Banks shihet si investim për të ardhmen. /ORAinfo/