Milani i dërgon ofertë Club Brugge për Ardon Jasharin
Mesfushori shqiptar Ardon Jashari mund të jetë goditja e radhës e Milanit në afatin kalimtar të verës. Sipas ekspertit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi italian i ka dërguar një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh skuadrës belge Club Brugge për 22-vjeçarin, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, marrëveshja ende nuk është arritur. Club Brugge kërkon mbi […] The post Milani i dërgon ofertë Club Brugge për Ardon Jasharin appeared first on Albinfo.

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari mund të jetë goditja e radhës e Milanit në afatin kalimtar të verës. Sipas ekspertit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi italian i ka dërguar një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh skuadrës belge Club Brugge për 22-vjeçarin, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është arritur. Club Brugge kërkon mbi 30 milionë euro për ta lënë të lirë Jasharin, i cili ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2029.
Paraqitjet mbresëlënëse të Jasharit në edicionin 2024/25 kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Përveç Milanit, interesim për të kanë shprehur edhe Manchester City dhe Paris Saint-Germaini.
Jashari iu bashkua Club Brugge në verën e kaluar nga Luzerni për vetëm 6 milionë euro, por ka shpërthyer me fanellën e ekipit belg. Ai ka fituar Kupën e Belgjikës dhe është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në elitën belge, transmeton albinfo.ch.
The post Milani i dërgon ofertë Club Brugge për Ardon Jasharin appeared first on Albinfo.