Milani i vendos ultimatum Jasharit – Vendimi pritet brenda pak ditësh
Negociatat mes Milanit dhe Ardon Jasharit ndodhen në një pikë kritike. Klubi italian ka vendosur t’i japë mesfushorit kosovar edhe “disa ditë të tjera” për të dhënë një përgjigje përfundimtare mbi ofertën e paraqitur nga “Rossonerët”. Sipas raportimeve të fundit nga MilanNews, në kampin kuqezi ka ende durim, por edhe kufij të qartë. Oferta zyrtare […]

Negociatat mes Milanit dhe Ardon Jasharit ndodhen në një pikë kritike. Klubi italian ka vendosur t’i japë mesfushorit kosovar edhe “disa ditë të tjera” për të dhënë një përgjigje përfundimtare mbi ofertën e paraqitur nga “Rossonerët”.
Sipas raportimeve të fundit nga MilanNews, në kampin kuqezi ka ende durim, por edhe kufij të qartë. Oferta zyrtare për Jasharin është në tryezë dhe nuk do të përmirësohet më tej. E vetmja shenjë pozitive është fakti që ende nuk ka ardhur një “jo” përfundimtare nga lojtari apo përfaqësuesit e tij.
Burime brenda klubit raportojnë se i gjithë stafi teknik dhe drejtuesit janë të bashkuar në bindjen se Jashari është profili ideal për mesfushën. Megjithatë, nëse nuk ka zhvillime gjatë ditëve në vijim, Milani është gati të mbyllë kapitullin Jashari dhe të kalojë te alternativa tjetër, transmeton ORAinfo.
Plani B: Javi Guerra
Në prapaskenë, Milani ka mbajtur nën vëzhgim Javi Guerra, mesfushorin e ri të Valencias. Spanjolli shihet si një zgjidhje serioze, veçanërisht duke marrë parasysh se ai nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin spanjoll, ndonëse një ofertë i është paraqitur.
Nëse negociatat me Jasharin dështojnë, atëherë Diavolo pritet të intensifikojë kontaktet me Valencian për Guerra, duke e bërë atë objektivin e radhës për përforcimin e mesfushës.
Milani po i afrohet fundit të pritjes për Ardon Jasharin. Oferta mbetet në fuqi edhe për pak ditë, por në mungesë të një përgjigjeje pozitive, klubi është gati të shohë përtej tij. Emri i Javi Guerrës është në krye të listës si alternativa e parë. /ORAinfo/