Milani kërkon shitje urgjente të super lojtarit, klubi i madh hidhet në sulm

Një zhvillim i ri vjen nga Italia për të ardhmen e Ismaël Bennacer. Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori algjerian nuk është më në planet e trajnerit të ri të Milanit, Massimiliano Allegri, dhe tashmë një klub i ri është vënë në ndjekje të tij – Besiktas. Jashtë planeve të Milanit Bennacer u rikthye në […]

Milani kërkon shitje urgjente të super lojtarit, klubi i madh hidhet në sulm

Një zhvillim i ri vjen nga Italia për të ardhmen e Ismaël Bennacer. Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori algjerian nuk është më në planet e trajnerit të ri të Milanit, Massimiliano Allegri, dhe tashmë një klub i ri është vënë në ndjekje të tij – Besiktas.

Jashtë planeve të Milanit

Bennacer u rikthye në “San Siro” pas një huazimi gjashtëmujor te Marseille, por pa marrë një konfirmim nga trajneri i ri. Allegri, i cili ka marrë drejtimin e kuqezinjve këtë verë, ka vendosur të mos e mbajë algjerianin, duke hapur derën për një largim të menjëhershëm, përcjell ORAinfo.

Turqia pret – Besiktas bën hapin e parë

Pas refuzimeve që Bennacer u bëri ofertave nga Arabia Saudite, Besiktas ka shfaqur interes konkret për të marrë shërbimet e tij. Klubi nga Stambolli është në kërkim të përforcimeve cilësore në mesfushë dhe sheh ish-lojtarin e Empolit si një përforcim strategjik.

“Pika e vështirë”: formula e transferimit

Sipas të njëjtave burime, Milani nuk pranon më formulën e huazimit. Drejtuesit kuqezinj kërkojnë një shitje përfundimtare dhe refuzuan edhe një tentativë të fundit nga Marseille për një tjetër marrëveshje të përkohshme.

Kjo është “pika e vështirë” e bisedimeve me Besiktas – klubi turk duhet të paraqesë një ofertë konkrete dhe të pranueshme për të bindur Milanin dhe për të siguruar transferimin e mesfushorit. /ORAinfo/