Milani mëson sa kohë do të mungojë Ardon Jashari pas lëndimit të rëndë
Përforcimi i ri i Milanit, Ardon Jashari, do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj pas një dëmtimi të rëndë gjatë stërvitjes. Në një deklaratë zyrtare, Milan konfirmoi se Jashari ka pësuar një frakturë komplekse të fibulës së djathtë, ndërsa periudha e pritshme e rikuperimit dhe rehabilitimit është rreth tetë javë. Klubi njoftoi se lojtari […]

Përforcimi i ri i Milanit, Ardon Jashari, do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj pas një dëmtimi të rëndë gjatë stërvitjes.
Në një deklaratë zyrtare, Milan konfirmoi se Jashari ka pësuar një frakturë komplekse të fibulës së djathtë, ndërsa periudha e pritshme e rikuperimit dhe rehabilitimit është rreth tetë javë.
Klubi njoftoi se lojtari do të ndjekë trajtim konservativ dhe nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
23-vjeçari iu bashkua Milanit këtë verë në një transferim prej 39 milionë eurosh, pas negociatave të gjata gjatë të cilave ai ndërmori edhe një grevë për të detyruar kalimin në ‘San Siro’.
Mesfushori debutoi në kampionat kundër Cremonese, por tani është jashtë fushës pas një përplasje me Santiago Gimenez gjatë stërvitjes.
Jashari falënderoi tifozët e Milanit për mbështetjen përmes një mesazhi në Instagram.
Ai u transferua me pritshmërinë për të pasur një rol kyç në mesfushën e Milanit, së bashku me Luka Modric dhe Samuele Riccin, nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.
Ky dëmtim i rëndë ka tronditur planet e transferimeve të ‘Rossonerëve’, duke rrezikuar edhe kalimin e mundshëm të Yunus Musah te Atalanta.