Milani nuk kursehet për Jasharin – bëhet mesfushori i tretë më i shtrenjtë në histori të klubit
Ardon Jashari ka shkruar histori në futbollin belg dhe atë italian, duke kaluar rekordin e Charles De Ketelaere për transferimin më të shtrenjtë ndonjëherë nga Belgjika. Ylli shqiptar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë te skuadra e tij e re, Milan. Përfaqësuesi i Zvicrës ka hyrë në top-listën e mesfushorëve më të shtrenjtë që i […]

Ardon Jashari ka shkruar histori në futbollin belg dhe atë italian, duke kaluar rekordin e Charles De Ketelaere për transferimin më të shtrenjtë ndonjëherë nga Belgjika.
Ylli shqiptar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë te skuadra e tij e re, Milan.
Përfaqësuesi i Zvicrës ka hyrë në top-listën e mesfushorëve më të shtrenjtë që i ka blerë ndonjëherë klubi italian. Ai renditet i treti në këtë listë historike.
Vendin e parë e mban legjenda portugeze Rui Costa, për të cilin “Rossonerët” kishin paguar më së shumti në histori sa i përket mesfushorëve, ndërsa i dyti është braziliani Lucas Paqueta, me një shumë prej 38.4 milionë euro.
Për Jasharin, Milani ka shpenzuar 34 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm – duke e çuar totalin në 36 milionë thuajse të sigurta për Club Brugge.
Në marrëveshje parashihet edhe një shumë tjetër prej 3 milionë eurosh nga bonuset e vështira, që mund të përfundojnë në arkën e klubit belg.
Më poshtë renditen 10 mesfushorët më të shtrenjtë në histori të Milanit:
Rui Costa
Nga Fiorentina në Milan në vitin 2001 për 41.32 milionë euro
Lucas Paqueta
Nga Flamengo në Milan në vitin 2019 për 38.4 milionë euro
Ardon Jashari
Nga Club Brugge në Milan në vitin 2025 për 36 milionë euro
Franck Kessie
Nga Atalanta në Milan në vitin 2019 për 32 milionë euro
Tijjani Reijnders
Nga AZ Alkmaar në Milan në vitin 2023 për 24.8 milionë euro
Hakan Calhanoglu
Nga Leverkusen në Milan në vitin 2017 për 22.3 milionë euro
Samuele Ricci
Nga Torino në Milan në vitin 2025 për 23 milionë euro
Clarence Seedorf
Nga Interi në Milan në vitin 2002 për 22.5 milionë euro
Yunus Musah
Nga Valencia në Milan në vitin 2023 për 21.2 milionë euro
Andrea Bertolacci
Nga Roma në Milan në vitin 2015 për 21 milionë euro