Milani sytë nga Granit Xhaka, oferta zyrtare pritet brenda 48 orëve

Granit Xhaka është bërë objektivi kryesor i Milanit për përforcimin e mesfushës në sezonin e ri. Pas një sezoni mbresëlënës me Bayer Leverkusen, ku ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e Bundesligës dhe të shkëlqente në Europë, kapiteni i Zvicrës është në qendër të një merkatoje të nxehtë verore, transmeton albinfo.ch. Sipas raportimeve nga “Gazzetta dello […] The post Milani sytë nga Granit Xhaka, oferta zyrtare pritet brenda 48 orëve appeared first on Albinfo.

Milani sytë nga Granit Xhaka, oferta zyrtare pritet brenda 48 orëve

Granit Xhaka është bërë objektivi kryesor i Milanit për përforcimin e mesfushës në sezonin e ri. Pas një sezoni mbresëlënës me Bayer Leverkusen, ku ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e Bundesligës dhe të shkëlqente në Europë, kapiteni i Zvicrës është në qendër të një merkatoje të nxehtë verore, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimeve nga “Gazzetta dello Sport” dhe “Blick”, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka marrë një sinjal pozitiv nga vetë Xhaka për të ndërmarrë hapin e radhës. Klubi kuqezi po përgatit një ofertë konkrete, e cila pritet t’i dorëzohet Bayer Leverkusen brenda 48 orëve të ardhshme.

Por transferimi nuk është aspak i lehtë. Xhaka ka kontratë me Leverkusen deri në vitin 2028, dhe klubi gjerman nuk ka ndërmend ta lërë të largohet pa përfituar një shumë të konsiderueshme. Tarifa e transferimit për 32-vjeçarin llogaritet rreth 15 milionë euro, ndërsa pagat për tre vitet e ardhshme do të jenë një investim i rëndësishëm për Milanin.

Për më tepër, pas largimit të disa yjeve nga Leverkusen këtë verë, klubi gjerman kërkon të ruajë stabilitetin dhe liderët e skuadrës. Granit Xhaka shihet si figura qendrore në dhomën e zhveshjes dhe në fushë, ndaj Leverkusen do ta lejojë largimin e tij vetëm nëse realizon objektivat financiarë dhe sportive të merkatos, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, dëshira e Xhakës për një sfidë të re në Serie A, në një klub historik si Milani, mund të peshojë rëndë në bisedime. Për Milanin, shtimi i një profili me përvojë ndërkombëtare, lider në fushë dhe jashtë saj, është thelbësor për projektin e rikonstruktimit të mesfushës.

Xhaka, që u rendit i teti në klasifikimin e Serie A për performancën sezonale të futbollistëve që luajnë jashtë, shihet si një përforcim strategjik për të sjellë qetësi, disiplinë dhe lidership në mesin e fushës së Milanit, transmeton albinfo.ch.

 

The post Milani sytë nga Granit Xhaka, oferta zyrtare pritet brenda 48 orëve appeared first on Albinfo.