Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, vetura e tij gjuhet me ngjyrë nga protestuesit serbë

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka vizituar sot kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili është duke qëndruar në objektin e komunës tash e disa ditë. Aliu nën përcjelljen e Policisë, hyri në objektin e Komunës, por kur doli në drejtim të tij është hedhur ngjyrë nga disa protestues serbë. Në kohën kur po kthehej […]

Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, vetura e tij gjuhet me ngjyrë nga protestuesit serbë

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka vizituar sot kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili është duke qëndruar në objektin e komunës tash e disa ditë.

Aliu nën përcjelljen e Policisë, hyri në objektin e Komunës, por kur doli në drejtim të tij është hedhur ngjyrë nga disa protestues serbë.

Në kohën kur po kthehej njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë.

Aliu, ishte nisur për vizitë tek kryetari i Leposaviqit edhe të premten, por është kthyer me arsyetimin se kishte marrë udhëzim nga Policia e Kosovës që të mos vazhdojë tutje, për shkak të mundësive për tensione nga bandat kriminale përreth.

“Lajmet se KFOR-i, më ka ndaluar që ta takoj Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, janë të pavërteta. Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim.

“Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”, kishte thënë Aliu.