Ministri Hoxha para komunitetit të biznesit në Vjenë: Jemi të hapur për investime të gjelbra

Ministri Hoxha para komunitetit të biznesit në Vjenë: Jemi të hapur për investime të gjelbra

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në takimin e biznesit, Maqedoni e Veriut – Austri të mbajtur në kuadër të vizitës zyrtare qeveritare në Vjenë.

Në fjalimin e tij, Hoxha e prezantoi Maqedoninë e Veriut si një destinacion për investime të gjelbra, duke theksuar mundësitë konkrete në sektorët e menaxhimit të mbeturinave, trajtimit të ujërave të zeza dhe energjisë së rinovueshme.

Veçanërisht u theksuan investimet kapitale në realizim e sipër, siç janë qendrat rajonale të menaxhimit të mbeturinave.

Ministri theksoi kapacitetin teknologjik dhe financiar të Austrisë dhe bëri thirrje për një dialog konkret – midis institucioneve dhe komuniteteve të biznesit – në mënyrë që qëllimet të shndërrohen në projekte konkrete.

“Tranzicioni i gjelbër tashmë po ndodh – pyetja është vetëm se kush do të jetë pjesë e tij. Mendoj se së bashku mund të ndërtojmë diçka të vlefshme – si për ekonomitë tona ashtu edhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që do të vijnë”, tha Hoxha.

Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.