Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike
Ministri izraelit për Trashëgimi, Amichai Eliyahu, tha se Izraeli nuk duhet të merret me urinë në Gaza, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga e gjithë spektri politik. Sipas raportimit të Times of Israel, politikani i djathtë nga partia Otzma Yehudit hodhi poshtë paralajmërimet e përsëritura të OKB-së për urinë e shkaktuar nga njeriu në […] The post Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike appeared first on InfoShqip.com.

Ministri izraelit për Trashëgimi, Amichai Eliyahu, tha se Izraeli nuk duhet të merret me urinë në Gaza, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga e gjithë spektri politik.
Sipas raportimit të Times of Israel, politikani i djathtë nga partia Otzma Yehudit hodhi poshtë paralajmërimet e përsëritura të OKB-së për urinë e shkaktuar nga njeriu në enklavën e rrethuar, duke pretenduar se qeveria izraelite “po vrapon drejt shkatërrimit të Gazës”.
“Falë Zotit që po e fshijmë atë të keqe. E gjithë Gaza do të jetë hebraike”, tha Eliyahu për Radio Kol Barama, shkruan timesofisrael.
“Nuk duhet të merremi me urinë në Gaza – le ta kujdeset bota për ta. Asnjë komb nuk ushqen armiqtë e vet. A kemi humbur fare arsyen? A duhet të shqetësohemi për darkën e tyre?” shtoi ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u distancua nga deklaratat, duke thënë se Eliyahu nuk është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare që vendos për luftën.
“Politika e kësaj qeverie është e qartë dhe unike. Deklaratat e tij nuk përfaqësojnë qeverinë,” tha Netanyahu.
Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, rreth 60 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke përfshirë të paktën 113 persona që kanë vdekur nga uria.
Zyrtarët izraelitë akuzojnë Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se po magazinojnë furnizime dhe po sulmojnë civilët në vendet ku shpërndahet ndihma.
The post Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike appeared first on