Ministria e Brendshme reagon: Policët në veri po sulmohen pa provokuar askënd, kriminelët do sillen para drejtësisë

Reagon Ministria e Brendshme: Policët në veri po sulmohen pa provokuar askënd, kriminelët do sillen para drejtësisë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar sot dy herë radhazi në Zveçan nga grupe të maskuara protestuesish. Ndaj këtyre rasteve ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thanë në një reagim se sulme të tilla […]

Ministria e Brendshme reagon: Policët në veri po sulmohen pa provokuar askënd, kriminelët do sillen para drejtësisë

Reagon Ministria e Brendshme: Policët në veri po sulmohen pa provokuar askënd, kriminelët do sillen para drejtësisë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar sot dy herë radhazi në Zveçan nga grupe të maskuara protestuesish.

Ndaj këtyre rasteve ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thanë në një reagim se sulme të tilla dëshmojnë se “grupe huliganësh” janë të orkestruar nga Beogradi për të shkaktuar tensione në veri, shkruan gazeta online Reporteri.

“Sulmet e tilla janë të papranueshme. Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit”.

Tutje, MPB tha se këta protestues do të idenfikohen dhe të sillen para drejtësisë.