Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Mira Murati martohet të dielën në Toskana The post Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë appeared first on Albinfo.

Mira Murati, shqiptarja që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë e saj në një ceremoni tërësisht private në bukurinë e Toskanës italiane, këtë vikend, transmeton albinfo.ch.
Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT për fatin e vajzës së saj në dashuri, duket se teknologjia dhe fati kanë punuar së bashku për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.
Dasma mbahet nën një protokoll shumë të rreptë sigurie, ku të gjithë të ftuarit kanë firmosur kontrata privatësie që ndalojnë publikimin e fotove apo videove në media dhe rrjete sociale.
Qëllimi është që ceremonia të mbetet larg vëmendjes së publikut dhe medieve.
Megjithatë, disa detaje të veçanta kanë dalë në dritë. Festimet do të përfshijnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ngjyrim autentik dhe krenar ceremonisë. Mira Murati do të mbajë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e atmosferës festive, duke bashkuar traditën me modernitetin që e shoqëron këtë histori suksesi.
The post Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë appeared first on Albinfo.