Miss Amerika 2025, Samantha Shkreli Sarelli, në një event me Presidenten Vjosa Osmani
Shqiptarja Samantha Shkreli Sarelli, Miss Amerika 2025, takon Presidenten Vjosa Osmani The post Miss Amerika 2025, Samantha Shkreli Sarelli, në një event me Presidenten Vjosa Osmani appeared first on Albinfo.

Modelja dhe Missi me origjinë shqiptare, Samantha Shkreli Sarelli, e cila pak muaj më parë u kurorëzua si Miss Amerika duke fituar titullin prestigjioz “The Miss Globe USA 2025”, ka organizuar së fundmi një event të veçantë me miq dhe të ftuar të nderit, shkruan albinfo.ch.
Sarelli, e cila në vitin 2020 mbante edhe titullin “Former Miss Connecticut Teen USA”, po shënon hapa të rëndësishëm në karrierën e saj modeluese.
Ngjarja mori edhe më shumë vëmendje pasi pjesë e saj ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani u prit ngrohtësisht nga Samantha dhe të pranishmit, duke e kthyer këtë mbrëmje në një moment simbolik të krenarisë kombëtare dhe fuqizimit të grave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
“Ishte nder të presim mbrëmjen duke festuar Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. Ajo është një model i mahnitshëm për gratë e reja në mbarë globin. Faleminderit si gjithmonë ekipit tim @shoqataulqini_usa dhe të gjithëve që ndihmuan në realizimin e eventit”, – u shpreh Samantha Shkreli Sarelli pas përfundimit të eventit.
Ky aktivitet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin e Miss Amerikës 2025, jo vetëm në botën e modës, por edhe në përfaqësimin e vlerave dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch
The post Miss Amerika 2025, Samantha Shkreli Sarelli, në një event me Presidenten Vjosa Osmani appeared first on Albinfo.