Mjekë të huaj me licenca të ndaluara vazhdojnë të punojnë në Zvicër

Një hulumtim i fundit ka zbuluar një problem shqetësues në sistemin shëndetësor zviceran: disa mjekë të huaj, të cilëve u janë revokuar licencat për ushtrimin e profesionit në vendet e tyre, vazhdojnë të punojnë në klinika dhe spitale në Zvicër. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se Zvicra nuk është pjesë e sistemit të paralajmërimit të […] The post Mjekë të huaj me licenca të ndaluara vazhdojnë të punojnë në Zvicër appeared first on Albinfo.

Mjekë të huaj me licenca të ndaluara vazhdojnë të punojnë në Zvicër

Një hulumtim i fundit ka zbuluar një problem shqetësues në sistemin shëndetësor zviceran: disa mjekë të huaj, të cilëve u janë revokuar licencat për ushtrimin e profesionit në vendet e tyre, vazhdojnë të punojnë në klinika dhe spitale në Zvicër.

Arsyeja kryesore lidhet me faktin se Zvicra nuk është pjesë e sistemit të paralajmërimit të Bashkimit Evropian, që njofton vendet për rastet e mjekëve të suspenduar. Kjo boshllëk ligjor dhe administrativ i lejon disa profesionistë të shëndetit të gjejnë mundësi punësimi në Zvicër, pavarësisht ndalimeve që kanë në vendet e tyre të origjinës.

Sipas raportimit, një pjesë e tyre janë përfshirë më parë në skandale të rënda profesionale ose madje edhe në shkelje ligjore. Kjo ngre pyetje serioze mbi sigurinë e pacientëve dhe mekanizmat e kontrollit të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Ekspertët kërkojnë që të forcohet verifikimi i dokumenteve dhe licencave nga autoritetet kantonale dhe të shqyrtohet mundësia e integrimit të Zvicrës në sisteme ndërkombëtare paralajmërimi. Organizatat e pacientëve paralajmërojnë se mungesa e një monitorimi më të rreptë mund të sjellë pasoja të rënda, duke dëmtuar besimin e publikut në sistemin shëndetësor.

Ky rast është pritur me shqetësim edhe në rrafshin politik, ku disa deputetë kanë bërë thirrje për masa urgjente dhe transparencë më të madhe nga ana e autoriteteve shëndetësore. shkruan Blue News, përcjell albinfo.ch.

The post Mjekë të huaj me licenca të ndaluara vazhdojnë të punojnë në Zvicër appeared first on Albinfo.