Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria. Ekipet në terren kanë vërejtur “një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë”, thanë ata. Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e [...]Read More...

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria.

Ekipet në terren kanë vërejtur “një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë”, thanë ata.

Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar.

Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës është katërfishuar pothuajse për më pak se dy muaj, nga 293 raste në maj në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, 326 raste përfshijnë fëmijë të moshës nga 6 deri në 23 muaj, theksuan ata.